“Asgjë sikur dielli” rikthehen me një album Pas katër vitesh grupi i mirënjohur i rokut “Asgjë sikur dielli” është rikthyer me një album dhe kanë publikuar edhe videoklipin e tyre të parë.

Alban Nimani ka mbledhur shokët e tij dhe kanë publikuar këngën “Unë të dua ty” dhe po bëjnë gati edhe shtatë këngë të tjera që do të jenë në albumin “Pionier”.

Regjia e videokëngës “Unë të dua ty” është punuar nga Olson Lame dhe Endri Dani, ndërsa është prodhuar nga Kavalo studio.

Grupi rikthehet në përbërjen e Bujar Hudozi në kitarë, Alban Nimani në vokal, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastiere.

“Pionier” pritet të publikohet në muajin qershor dhe do të përmbajë 8 këngë.

‘Asgjë sikur dielli’ është formuar në vitin 1996, dhe deri tani ka publikuar dy albume, me titull ‘1’ në vitin 1999 dhe ‘Ndodhemi’ me 2004.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here