Çifti i njohur, martesa e të cilëve është duke u pritur me padurim, kanë vendosur që ta anulojnë këtë gjë deri në një kohë të pacaktuar. Angelina Jolie dhe Brad Pitt para disa muajsh e njoftuan fejesën, por siç duket data e martesës nuk është caktuar ende.

Është folur se lidhjen do ta zyrtarizojë në një kështjellë në Francë, këtë verë, por angazhimi i Angelina-s dhe incizimi i disa filmave ndikoi në shtyrjen e ceremonisë. 36-vjeçarja Angelina nuk iu bashkua Brad-it as në Kanë në premierën e filmit të tij “Killing them Softly”.

Angelina momentalisht është duke realizuar tre filma. Çifti i famshëm dhe fëmijët e tyre janë duke jetuar në Richmond, në Londër.

“Brad nuk është njeriu më i lumtur që Angelina është aq e angazhuar dhe nuk është në shtëpi. Brad për këtë punon më pak që të kujdeset për fëmijët. Babai i Angelina-s, Jon Voight shpesh vjen në Britaninë e Madhe që t’i ndihmojë me fëmijët”, njoftojnë mediet amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here