Asahton Kutcher do të zëvendësojë Charlie Sheen në serialin-komedi të CBS, “Dy burra e gjysmë”, kanë bërë të ditur burime nga Warner Bros.

Kutcher, që është i martuar me aktoren Demi Moore, është i njohur për shfaqjen televizive “Punk’d” dhe për personazhin Michael Kelso në një tjetër shfaqje televizive të Fox.

“Nuk mund ta zëvendësoj Charlie Sheen, por do të punoj shumë që të argëtoj të gjithë shikuesit”, ka deklaruar Kutcher.

Warner ndërpreu serialin dhe përjashtoi Sheen nga kasti dy muaj më parë për shkak të deklaratave të aktorit dhe problemeve të tij me alkolin dhe drogën./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here