artiolatoskaMuzika per te eshte gjithcka. Jete, frymezim, motiv, dashuri, por edhe pune. Artiola Toska eshte nje nga kengetaret me te dashura te familjeve shqiptare dhe kenget e saj njihen e kendohen nga te gjithe brezat. E ka nisur qe ne moshen 9-vjecare rrugen drejt muzikes dhe lidhur me kete pasion te madh ajo tregon se ky rrugetim, me shume sesa i veshtire ka qene i bukur. “Muzika eshte jeta ime. Sikur te me duhej te zgjidhja mes disa profesionesh, shume me te lehta dhe me fitimprurese, sesa muzika, prape kete te fundit do te zgjidhja”, shprehet kengetarja e mirenjohur e muzikes popullore shqiptare, e cila me tej na bind per lidhjen e forte qe ka, sidomos me kenget “tironse”. Jeta e nje kengetareje me axhende super te ngarkuar, koncertet brenda dhe jashte vendit, marredhenia me publikun, udhetimet, deshirat, punet e shtepise, familjen dhe bashkeshortin… te gjitha keto Artiola Toska i zbulon me poshte per lexuesin e “Koha Jone”.

Artiola keni lancuar disa kenge kohet e fundit. “Me do”, “Goce Tirone”, “Kafja e mengjesit”, jane disa prej tyre. Si jane pritur nga publiku?

Eshte e vertete qe keto jane kenget qe, se fundmi kam lancuar ne treg, por me e fundit eshte “Kafja e mengjesit”, qe doli para Vitit te Ri dhe jam shume e lumtur qe jane pritur shume mire nga publiku. Kenga “Me do” i perket nje publiku me rinor, “Goce tirone” nje publiku me te gjere, kryesisht atyre qe jetojne jashte. Ndersa kenga e fundit “Kafja e mengjesit” ka motive te Kosoves me teper, duke qene se dhe autori eshte nga Kosova.

Po punoni nderkohe per ndonje kenge tjeter?

Po punoj jo vetem per nje kenge te re, por per disa. Nder to edhe nje bashkepunim dhe nje album live.

Teksti i “Goce Tirone” eshte krijuar nga ju dhe Edi Balili. Nuke dinim qe ju shkruanit. Eshte nje tjeter pasion i juaji ky?

Ne fakt teksti i kesaj kenge ka filluar ne avion gjate nje udhetimi pas nje koncerti dhe eshte shume personal dhe e ndjere nga une, pasi kam pasur mundesi te shkoj shume e re jashte Shqiperise ne Amerike dhe nuk kam mundur te jetoj pergjithmone atje. Ky tekst eshte perfunduar nga Armand Trebicka, muzika dhe orkestrimi nga Edi Balili, por kjo nuk do te thote qe dua te jem poete. Ka raste qe shkruaj dicka sot dhe te nesermen nuk me pelqen me (qesh).

Si i perzgjidhni temat e kengeve Artiola?

Kryesisht, tekstet e kengeve te mia kane fabul dhe histori, te cilen mundohem ta gjej ne theniet e popullit, pastaj i pershtasin ne tekst autoret. Megjithate, fabulat i gjej vete.

Repertori juaj fokusohet pergjithesisht ne kenget tironse. Po kenget shkodrane, te jugut, etj. hyjne ne preferencat tuaja dhe a i kendoni ne raste te ndryshme?

Ne fakt une vertete jam tironce dhe kryesisht repertori im bazohet ne Shqiperine e mesme, por une kendoj ne shume ambiente, apo koncerte ku ka shqiptare nga te gjitha trevat, prandaj i kendoj qe nga jugu ne veri me shume deshire dhe me repertor goxha te zgjeruar per cdo treve.

Si i keni hyre botes se muzikes?

Botes se madhe dhe te veshtire te muzikes i kam hyre shume e vogel, me sakte ne moshen 9-vjecare dhe nuk i dija veshtiresite qe kishte (qesh), por fatmiresisht ne kujtese me kane mbetur vetem gezimet qe me ka dhene kjo bote dhe jam e kenaqur.

A ka qene e veshtire per ju te beheshit kjo qe jeni, nje nder emrat me te dashur te muzikes popullore shqiptare?

Ne fakt nuk e kam pasur shume te veshtire kur kam marre kete emer, sepse kam pasur fatin te dal ne skene ne nje kohe kur kishte specialiste qe klasifikonin kush ishte i denje te dilte ne skene dhe kush nuk kishte talent, keshtu qe nuk e kam patur shume te veshtire. Qe ne daljen e pare u spikata nga publiku.

Muzika e lehte, keni eksperimentuar me te dhe sa ju pelqen?

Kam kenduar ne dy spektakle televizive muzike te lehte. Mendoj se me shkon shume ne vokal, por nuk mendoj te marr pjese ndonjehere ne ndonje festival.

Kengetari/ja i preferuar i muzikes se lehte?

E madhja, Celine Dion.

Po nga muzika popullore?

Fatma Zyberi.

Karakterizoheni nga nje thjeshtesi ne skene, performanca dhe videoklipe. Pse nuk keni provuar edhe ju me klipe ekstravagante, qofte dhe me figurante te tjera?

Persa i perket paraqitjes sime ne skene mundohem t’i pershtas trupit tim, tipit tim dhe muzikes qe kendoj veshjen e duhur, kryesisht klasike. Ndersa per klipet, jo se nuk u kam dhene rendesi, por me duket nje pjese plus e kenges audio, e cila per mua ka shume me shume rendesi, duke qene se, mbas disa vitesh njerezit do mbajne mend kengen qe kam kenduar, jo videon dhe fustanin qe kisha veshur ne ate video.

Koncertet. Duket se axhenda juaj eshte aq e ngarkuar me ftesa per te kenduar ne Shqiperi dhe diaspore sa s’keni kohe te merrni fryme. A ndjeheni e lodhur pas kaq vitesh?

Koncertet e mia fatmiresisht prej shume shume vitesh vazhdojne rregullisht cdo fundjave, kryesisht jashte Shqiperise. Ka raste qe lodhem nga pagjumesia, por kenaqesia qe marr nga pritja e publikut me riperterin ne moment. Zakonisht ne vere eshte ngarkesa me e madhe dhe ka pasur raste qe kam thene, “mjaft, nuk mundem me”, por kerkesat sa vinin dhe shtoheshin, keshtu qe nuk kam rruge tjeter vecse, t’i pranoja.

Cfare eshte muzika per ju?

Muzika eshte jeta ime dhe sikur te me duhej te zgjidhja mes disa profesionesh shume me te lehta dhe me fitimprurese, prape muziken do te zgjidhja.

Muzika “live”, a shperblehet sic duhet tek ne?

Besoj se po. Kete e them nisur nga vetja.

Familja, cfare eshte per ju?

Familja eshte gjithcka per mua, ndjehem e bekuar. Shtysa kryesore, vendi ku gjej qetesine dhe mbeshtetjen per gjithcka qe realizoj.

Ju keni disa vite martuar Artiola, sa e veshtire eshte per nje kengetare te jete edhe bashkeshorte e devotshme edhe artiste e suksesshme?

Po, kemi disa vite te martuar me bashkeshortin tim dhe ndjehemi te dashuruar si ne diten e pare te njohjes. Kjo eshte ajo qe me ndihmon t’i perballoj me se miri detyrimet qe ka nje grua dhe nje artiste.

Besoni ne dashurine me shikim te pare?

Besoj ne dashurine me shikim te pare, pasi dhe ne te dyve keshtu na ka ndodhur.

Si jeni njohur me bashkeshortin, ku?

Ne nje gezim familjar ne Prizren. Dy tirons’ qe takohen ne Kosove. Interesante eeee… (qesh).

Femijet. Sa e dhene jeni pas tyre dhe a mendoni se ka ardhur koha per nje bebe tuajin?

Jam shume e dhene pas femijeve, por fatkeqesisht akoma s’na e ka dhuruar Zoti nje.

Artiola jashte skene. Na flisni pak per te?

Artiola jashte skene eshte nje njeri mese normal dhe i thjeshte.

Si nis dhe si mbaron dita e Artioles?

Fle vone, zgjohem vone, pi nje kafe ne oborrin tim me shume gjelberim, sidomos tani qe po hapet koha dhe kujdesem per shtepine. Pastaj, pasdite kam takime pune dhe shume here regjistrimet ne studio incizimi. Mbremjeve zakonisht rri shtepi, por nganjehere dal me bashkeshortin. Kjo eshte java ime, pervec tre diteve te fundjaves qe jam ne udhetime. Me pelqen kjo jete keshtu. Albina Gjergji Gazeta Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here