Artiola Toska mund të duket si një vajzë e vogël për shkak të trupit imcak, por pas kaq vitesh karrierë ajo është një zonjë dhe mbi të gjitha një produkt i shtrenjtë në muzikën tonë popullore.

“Unë hyj tek këngëtaret e paguara, por nuk mund të them se ku renditem sepse nuk e di sa marrin kolegët. I kam bërë hyzmetin kësaj pune dhe më vjen mirë që kam fitime dhe kam ende oferta”, tregon këngëtarja tiranase.

Artiola jeton me bashkëshortin në një shtëpi tiranase të vjetër të ruajtur me fanatizëm. Kombinimi është i çuditshëm: një model i një shtëpie të vjetër me një kopsht të shtrenjtë të sapokultivuar. Një makinë luksoze, një oborr i madh, por një godinë e vogël banimi. TCH

Interesante në shtëpinë e Artiolës është funksioni i verandës: dhomë ndenjeje e oborr në të njëjtën kohë.

“Në pranverë dhe verë rri më tepër në verandë e për këtë arsye e kam përshtatur paksa. Ndërsa në dimër përdor soxhornon brenda”, tregon Artiola.

Prej vitesh është konstante në punën e saj dhe nuk ka pse të ketë zili askënd: “Ngarkesa e koncerteve vazhdon me të njëjtin ritëm prej 15 vitesh.”

Në lidhje me “padukshmërinë” e saj në media, Artiola sqaron: “Jam paksa tip i tërhequr me mediat dhe mendoj se kur nuk kam asgjë të re për të thënë në lidhje me punën nuk kam pse të dal në gazeta. Në mediat rozë mund të dal kur të më lërë zanati.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here