Artani dhe Blerta SylaTë gjithë do të men donit, se ç’lidhje mund të kete mes Blerta Sylës, të dashurës së politikanit dhe publicistit Veton Surroit me Artan Imami.

Në fakt ata do të jenë bashkë vetëm për një natë. Artan Imami dhe Blerta Syla, dy aktorët do të prezantojnë sëbashku eventin “Fashion Nation Show” (Aty ku takohet moda me traditën) që do të zhvillohet sot në mbrëmje në qytetin e Gjakovës, në Kosovë.

Organizatorët, presidentja e Shoqatës “Argjiro”, Ilda Mara dhe fotografi i njohur në gjithë botën, Fadil Berisha ka zgjedhur pikërisht këtë çift për të përcjellë tek publiku këtë spektakël.

Spektakli
Spektakli ka një motiv shumë të rëndësishëm, që mbështetet pikërisht tek veshja katër mijë vjeçare, Xhubleta. Promovimi i saj dhe rikonceptimi do të bëhet përmes veshjeve që do të sjellin pesë stilistet e mbrëmjes mes tyre Mirela Nurçe, e vetmja stiliste nga Shqipëria dhe e mirënjohura Sherri Hill nga Amerika. Spektakli është konceptuar si një gërshetim mes sfilatave dhe muzikës. Do të jenë shtatë emra të njohura Top modelesh shqiptare ato që do të veshin “xhubletat moderne”.

Kështu do të jenë eksluzivisht për këtë aktivitet emrat: Emina Cunmulaj (SHBA)
Angela Martini (SHBA), Hasna Gjukic (Shqipëri), Marigona Dragusha (Kosovë), Lucelania Sierra (SHBA), Zana Krasniqi (Kosovë), Shkurte Ajeti (Kosovë).

Pjesëmarrësit.Ndërkaq mes artistëve të ftuar në këtë shfaqje do të jenë këngëtarja Alma Bektashi, kuarteti i Evropës Juglindore “Celissimo”, këngëtarja Mariza Ikonomi, etj.

Gjithë spektakli është konceptuar në mbështeje të qëllimit të promovimit të xhubletës, dhe ka si lejtmotiv pikërisht atë në çdo gjë, që nga skenografia dhe deri tek muzika. Një moment i veçantë i tij do të jetë edhe prezantimi i Koleksionit të Kostumit popullor shqiptar “Xhubletës” stilizuar nga Genta Spahia nën drejtimin e Najada Hamzës. /BLUETOOTH/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here