Nga një modele e panjohur për publikun, me paraqitjen e saj në serialin “O sa mirë”, ajo arriti të bëhet ndër më të përfolurat në mediet rozë.
Bëhet fjalë për aktoren Arta Nitaj e cila mori gjithë vëmendjen për shkak të linjave të saj bombastike.
Ajo përveç kësaj është komentuar shumë edhe për jetën e saj private.
Pak muaj më parë, Arta ishte në lidhje me Brunon, këngëtarin nga Shqipëria. Mirëpo, që lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe gjithçka çfarë mbeti mes tyre janë kujtimet.
Së fundmi Arta në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një fotografi, ku tregon se personin në foto e do shumë.
Bëhet fjalë për Leotrim Nitaj e që me gjasë është vëllai i bukuroshes.
Ndryshe, Arta më parë kishte deklaruar se më nuk do të jetë pjesë e serialit, por ka mundësi që ajo të kthehet përsëri./Gazeta Express/