Këngëtarja kosovare Arta Bajrami së fundi ka lansuar një video-klip të ri, ku vërehet qartë edhe barku i fryrë i saj.

Bëhet fjalë për këngën e titulluar “Nëse ty…”, që është realizuar nga “Max Production”, në Tiranë.

Interesante në këtë klip është se pavarësisht barkut të zmadhuar të këngëtares, që bie lehtë në sy, ajo nuk ka ndryshuar asgjë nga ekstravaganca e saj, vetëm se kësaj radhe paraqitet me flokë të zeza.

Me sa duket këngëtarja është duke kaluar një shtatzëni të qetë dhe pa probleme pasi edhe në klip ka vazhduar performancat me kërcime spektakolare. Arta është e martuar me Xhimi Sekiraçën, një biznesmen nga Kosova i cili jeton në Germani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here