Arta Muçaj definitivisht ka vendosur të jetojë larg Evropës.

Ka kohë që nuk është shfaqur nëpër ekranet televizive me ndonjë projekt filmik, dhe shkaqet për këtë mosparaqitje janë se aktorja e njohur është martuar dhe ka vendosur të jetojë në Australinë e largët, më saktësisht në New South Wales.

“Arta është e martuar dhe ka vendosur të jetojë në Australi, ndërsa në Kosovë dhe Shqipëri kthehet vetëm në rast të ndonjë udhëtimi zyrtar apo ndonjë vizite tek familjarët”, kanë njoftuar disa të afërm të aktores.

Nuk kemi shumë njohuri nëse bën jetë normale apo merret me ndonjë aktivitet, pasi ka gjasa që ajo të vazhdojë me aktrim edhe atje si një profesion që e zotëron si duhet./Panormama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here