Arta Muçaj do të shfaqet si një nga katër diplomatet e nivelit të lartë nga Greqia dhe Troja, duke u përpjekur që të minimizojnë rrezikun e luftës.

E gjithë kjo ka të bëjë me impresionimin e njerëzve dhe humanitetit. Muçaj luan rolin e Helenës, rol ky i parë për aktoren që prej kohës kur ajo është vendosur atje.

”Unë në të vërtetë po luaj rolin e diplomates greke, e mprehtë, cinike, një grua shumë impresive. Ajo është në dijeni për bukurinë e saj’’. Muçaj thotë se beson që diplomatët duhet të kenë një vendosmëri në drejtësi, gjë që nuk do të ndodhë në këtë shfaqje. ”Rezultati është i papërshkruar’’, thotë ajo.

Arta ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës dhe është diplomuar në vitin 1996. Ka punuar si aktore në Teatrin Kombëtar të Kosovës si aktore për nëntë vite me radhë. Aktorja e njohur flitet se është martuar për një biznesmen australian dhe jeton prej disa vitesh atje, duke ndihmuar bashkëshortin në biznes, por edhe duke tentuar që të shfaqë talentin e saj në aktrim. Ky është roli i parë i Artës atje. /PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here