Të jesh miss apo modele, kohëve të fundit është bërë shumë vështirë pasi ky profesion nuk paguhet dhe nuk mund të jetohet vetëm me atë punë, veçanërisht këtu tek ne.

Kështu që bukurosheve tona nuk ju ngelet tjetër vetëm se të mbarojnë studimet dhe të kërkojnë punë në ndonjë institucion apo oraganizatë.

Modelja nga Gjilani, Arta Arifi ka pak kohë që ka filluar punë në një nga ministritë më të forta të Qeverisë së Kosovës, respektivisht në Ministrinë e Transportit dhe Post telekomunikacionit, ku momentalisht punon në departamentin e prokurimit.

Arta pas vetes ka shumë suksese, ndër to tregojmë se në vitin 2002 është zgjedhur “Miss Gjilani”, ndërsa në “Miss Kosova” kurorëzohet me dy çmime, “Miss Sharmi” dhe “Miss interneti”, më vonë në “Miss Shqipëria” zgjidhet si përcjellësja e parë e miss-it.

Në vitin 2006 në një organizim në Zvicër, fiton titullin si “Modelja më e mirë”, ndërsa këtë vit Arta ka realizuar kalendarin e saj për një kompani zvicerane të sigurimit, ku ndër shumë foto të realizuara ajo fotografohet edhe me veshje kombëtare shqiptare.

Ndërkohë sipas disa sondazheve në internet, Arta është zgjedhur si Miss, modele dhe nënë e përkryer. Kujtojmë që Arta ka qenë e martuar me Genc Prelvukajn, një nga anëtarët e grupit të njohur Etnoengjujt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here