Aktorja e njohur Arta Dobroshi nga viti i ardhshëm do të kalojë më shumë kohë në Kosovë. Por jo për qejf. Ajo do të nisë realizimin e filmit të metrazhit të gjatë që do të realizohet në Kosovë. “Mitrovica” titullohet filmi me skenar e regji të Daniel Mulloyt

“Kam vendosur që të bëj një film të metrazhit të gjatë në Kosovë. Do të jetë një film krejt kosovar”, ka thënë ajo për “Kohën Ditore”.

Ani pse nuk ka dashur të zbulojë shumë detaje për filmin – aktorja e cila kishte prekur majat e suksesit e kinematografinë botërore, kur me rolin e Lornës u bë e para aktore shqiptare e që u nominua për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes – një film është plotësim i një dëshire.

“Për mua është diçka shumë me rëndësi, sepse është një realizim i një dëshire që të bëj film në Kosovë”, ka thënë aktorja. Sipas saj, tregimi i filmit që do të titullohet “Mitrovica”, zhvillohet tërësisht në Kosovë.

“Ngjarja flet komplet për pasluftën në Kosovë. Nuk ka të bëjë me luftën diçka por ka efekte të ndikimit të luftës. Është një ngjarje emotive, me temë kryesore çështjen sociale dhe dashurinë në të njëjtën kohë”, ka thënë Dobroshi.

Ajo. përpos që do të luajë rolin kryesor në këtë film, do të jetë edhe producente bashkë me regjisorin Mulloy.

“Procesi i financimit të projektit do të fillojë së shpejti. Deri tani jemi takuar me koproducentë potencialë nga Franca, Gjermania, Anglia dhe Amerika”, ka thënë Dobroshi, pa përmendur emra.

Bashkëpunimi i Dobroshit me Mulloyn është i disati më radhë. Suksesi i tyre i fundit ka qenë filmi “Baby” me të cilin Dobroshi vitin e kaluar kishin shkelur në “Sundance Film Festival”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here