Arta Brajrami së shpejti do të lansojë videoklipin e saj më të ri të titulluar “E pafat”, shkruan e përditshmja Zëri.

Këngëtarja tashmë disa muaj është e pranishme në publik me albumin e saj më të ri të titulluar “Exotic” ndërsa tash ka vendosur që njërës nga këngët e albumit t’i realizojë edhe klip.

Ka disa ditë që kam nisur xhirimet e videospotit të këngës ‘E pafat’ me produksionin ‘Pulla’ këtu në Prishtinë. Për përgatitjen e këtij klipi është i angazhuar një ekip i gjerë, ku të gjithë po mundohemi të realizojmë një videoklip sa më të mirë dhe profesional. Uroj t’iu pëlqejë të gjithëve ashtu sikurse kënga”, ka thënë këngëtarja për “Zëri-n”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here