Duke përshkruar emocionet e saj si nënë gjatë një prononcimi për të përditshmen “Zëri”, Arta ka thënë se momentet kur ka dëgjuar zërin e vogëlushes kanë qenë të papërshkrueshme.

“Sa kam qenë shtatzënë nuk e besoja se do të jetë një emocion aq i madh kur lind një fëmijë. Në momentin kur ia kam dëgjuar zërin vajzës duke qarë gëzimi ka qenë më i madh që kam përjetuar ndonjëherë në jetë”, ka pohuar Arta.

Arta ka shtuar se lindja është bërë në një klinikë private në Prishtinë.

“Që nga muajt e verës unë jam në Prishtinë për shkak të shëndetit të babit dhe pastaj deri sa ditët e lindjes afroheshin, nuk dëshiroja që të marrë rrugë për në Gjermani. Lindja është bërë në një klinikë private në Prishtinë, por unë jam ndarë shumë e lumtur me gjithë stafin”, pohon Arta.

Arta gjithashtu është shprehur se është e përkushtuar jashtëzakonisht shumë rreth shëndetit të vajzës dhe as që është duke menduar të kthehet njëherë në skenë.

“Për mua është më e rëndësishme fëmija im se gjithçka tjetër në botë. Unë do t’i përkushtohem maksimalisht vajzës sime dhe kur të rritet edhe pak do t’i rikthehem skenës”, ka përfunduar këngëtarja Arta Barjami.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here