Ka disa muaj që nuk kemi dëgjuar këngë të re nga Arta Bajrami dhe kjo, për shkak se këngëtarja ishte larguar për një kohë nga karriera për t’iu përkushtuar më shumë vajzës së saj Viktorias e cila ka disa muaj që ka ardhur në jetë dhe ishte si prioritet për këngëtaren si për të gjithë nënat e reja.

Kënga e fundit “Nëse ty”, që kishte realizuar Arta kur ishte në muajin e katërt të shtatzanisë, akoma sot e kësaj dite po kërkohet shumë nga dëgjuesit, por si duket kjo këngë nuk ua plotëson shijen fansave të saj, të cilët kërkojnë çdo ditë rikthimin e Artës me shumë hite.

Herën e fundit që e pamë Artën ishin xhirimet për programin e Vitit të Ri në “RTV21”, ku këngëtarja shfaqej më në formë se kurrë dhe nga ajo paraqitje Arta ka anashkaluar edhe shumë koncerte e mbrëmje muzikore, teksa prërgatitet për t’u rikthyer në skenë akoma më fuqishëm.

Vëllai i saj, kompozitori Don Arbas, këto ditë është duke punuar me të në realizimin e demo inçizimeve për këngët e reja të Artës, të cilat e presin atë të futet në studio për t’i përfunduar.

Duke ditur rrjedhën e këngëve të saj, në projektet e reja do të përfshihen disa këngë ritmike, duke mos i anashkaluar edhe baladat të cilat i shkojnë shumë mirë. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here