Arta Bajrami rikthehet aty ku e nisiIshte ndër këngëtaret e para që solli rymën RnB në skenën tonë, shumë e pëlqyer e shumë e kërkuar nga të rinjtë, mirëpo kohëve të fundit duket se e ka gjetur vetem më shumë në muzikën popullore.

Por, Arta Bajrami zanatin e vjetër nuk e harron e shumë shpejt publikut të saj do ti sjell një këngë e cila është RnB dhe shumë moderne.

Këngëtarja për RTV Dukagjinin ka treguar se është duke punuar në një këngë të re, e cila do ta rikthej atë në rrymën me të cilën u paraqit fillimisht në publik.

Si gjithmonë edhe kësaj radhe për këngën e Artës po kujdeset vëllai i saj, producenti i njohur Don Arbas.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here