Pavarësisht ftesave që ka pasur për mbrëmje muzikore për Vitin e Ri, Arta Bajrami ka vendosur që 2012-tën ta presë në krah të vajzës së saj.

“Edhe pse kam pasur oferta që natën e Vitit të Ri të këndoj në disa vende, kam refuzuar sepse kam dashur që mbrëmjen deri në orën 12:00 ta shënoj me vajzën dhe familjen time”.

“Andaj deri në ndërrimin e moteve do të jem në shtëpi bashkë me familje, ndërsa pas orës 12:00 do të jem me adhuruesit e mi në Kosovë. Natën e dytë do të jem në Zvicër”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Arta planifikon që edhe vitin 2012 ta fillojë mbarë dhe me projekte të reja dhe premton që shumë shpejt adhuruesit e saj do të kenë në duar projektin e radhës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here