Arta-BajramiPër Arta Bajramin këtë vit është shkruar shumëçka por lajmi më i madh ishte një konflikt që ajo pati me disa njerëz të medias pas një deklarate shumë të sinqertë që ajo bëri për performancën e Shqipërisë në Eurovision.

Pak e padrejtë, sidomos kur merret parasysh puna e madhe që ajo këtë vit është duke e bërë. Para dy muajsh Arta publikoi albumin e ri ndërsa sot videoklipin e katërt me radhë, për këngën “Thuaj jo”. Katër videoklipe në dy muaj, këtë vërtetë nuk mund ta thotë çdokush.

Por Arta nuk e ka ndërmend të ndalet. Madje, ekskluzivisht për Zërin, ajo ka deklaruar se deri ne fund të vitit do të realizoj edhe tre videoklipe të tjerë. Shtatë videoklipe për 1 vit? Nëse vërtet realizohen, ky de jetë rekord absolut në skenën tonë muzikore. Arta thotë se ju ka premtuar adhuruesve të saj se për secilën këngë që ata do kërkojnë videoklip, ajo do ua plotësoj dëshirën.

Adhuruesit e Artës këtë vit do kënaqen por a nuk është koha të përkrahet edhe nga media gjith kjo punë e palodhshme?

Kënga e radhës që do ekranizohet quhet “Llaser”. Ndërsa përveq videoklipit për këngën “Thuaj jo” ajo këtë verë solli videoklipet për këngët: “Më fal oj nanë”, “Kno me mu” (ft. Duli) dhe “Taman”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here