Tash e sa muaj mbi çdo prioritet tjetër për të është vajza e saj Viktoria, por kjo nuk do të thotë se Arta Bajrami është shkëputur përfundimisht nga kënga.

Këngëtarja ka paralajmëruar se gjatë verës fansat e saj do të kenë në duar albumin më të ri, në të cilin është duke punuar fuqishëm edhe vëllai i saj, Don Arbas.

“Këto ditë jam e preokupuar me vajzën, e kur dihet se përkujdesja në këto muajt e parë është pak e vështirë. Gjithashtu kam filluar të angazhohem në studio. Meqenëse herëve tjera isha e pranishme gjatë gjithë kohës së punës së albumit, tani për shkak të vajzës nuk po mund të angazhohem më shumë, por vëllai, Arbasi, po e kryen punën më të madhe. Unë më shumë po shkoj vetëm sa për t’i dëgjuar demo-t e këngëve dhe do të shkoj për të incizuar këngët”, shprehet Arta për ‘InfoPress’.

Ajo po ashtu ka pohuar se tashmë ka një marrëveshje për shitjen e albumit, ndërsa blerësit presin ta marrin atë në korrik.

“Shitja e albumit tashmë është bërë dhe ne na mbetet vetëm të përfundojmë punën rreth tij. Kah korriku besoj që albumi të dalë në shitje. Fillimisht kur vendosa të punoj, thash pse i hyra kësaj pune, sepse vërtet po duhet shumë punë, dhe unë nuk po kam shumë kohë. Por, prapë më është dashur që për hir të fansave të mi të angazhohem e të punoj”, ka përfunduar Arta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here