Arta BajramiPas një periudhe bashkëjetese me Xhimin, këngëtarja Arta Bajrami ka kurorëzuar lidhjen e saj me martesë.

Gjatë një bisede që “Infopress” zhvilloi me të, këngëtarja ka pohuar se këto ditë ajo është kurorëzuar edhe në komunë, duke e bërë kështu edhe më zyrtare martesën e saj me Xhimi Sekiraqën. “Ditë më parë jemi kurorëzuar edhe zyrtarisht dhe të them të drejtën po ndihem mirë. Ndonëse me Xhimin kemi kohë që bashkëjetojmë, tashmë është kryer edhe ai formaliteti me martesë. Gjithsesi me martesë, e tash edhe me kurorëzimin po e ndjej një ndryshim tek vetja dhe po ndihem shumë mirë”, tregon Arta.

Një ceremoni martesore e thjeshtë

Në një ceremoni të thjeshtë, në praninë e dy familjeve Bajrami dhe Sekiraqa, fundi i muajit korrik pati shënuar kurorëzimin me martesë të këngëtares Arta Bajramit dhe Xhimi Sekiraqës. E ndërsa ceremonia martesore është vlerësuar nga shumë media si një martesë në fshehtësi të plotë, protagonistët e këtij kurorëzimi nuk mendojnë që ishte e tillë, përkundër faktit që gjithçka është zhvilluar pa ndonjë ‘zhurmë’ të madhe.

“S’di a ka qenë fshehtësi apo jo për njerëzit, por mund të them se martesën e kemi realizuar shumë shpejt për shkak të angazhimeve të shumta që unë kam pasur rreth muzikës dhe udhëtimeve të shumta që më është dashur t’i realizoj jashtë shtetit, e që kishin të bënin me muzikë”, pohon Arta duke theksuar se deri sa kanë vendosur për një kohë shumë të shkurtër për datën e martesës, nuk e kanë parë të arsyeshme që të bëjnë ndonjë ceremoni madhështore.

Angazhimet e shumta rreth muzikës dhe udhëtimeve të shumta nëpër vende të ndryshme të Kosovës si dhe jashtë shtetit, shmangën mundësinë për të organizuar ndonjë ceremoni madhështore, por siç duket edhe Arta nuk ka dashur ndonjë organizim më të madh. “E pranishme gjatë martesës sonë ka qenë familja ime dhe familja e Xhimit dhe nuk ka pasur të ftuar të tjerë. Ka qenë një dasmë e thjeshtë, por edhe pa u përfshirë në traditat apo ceremoni të shumta, të cilat praktikohen nëpër dasmat tona. Nuk kemi dashur të organizojmë diçka të madhe. Mendoj që ashtu siç ka qenë, ka qenë mjaft e bukur”, tregon ajo.

Xhimi më kupton shumë

Përndryshe dita më e bukur e çdo vajze siç është martesa, edhe për Artën ishte shumë e veçantë. Me një fustan të bardhë të cilin këngëtarja kishte kohë që e kishte blerë në Gjermani dhe një shndërrim total në brune, ajo ishte shfaqur para të zgjedhurit të saj ditën e ceremonisë.

“Fustanin e kam blerë në Gjermani dhe është një fustan shumë i bukur. Më ka pëlqyer fustani, por kam qenë e kënaqur edhe si jam dukur atë ditë. Ka qenë një ditë e veçantë për mua. Gjatë martesës unë kam veshur fustanin e bardhë, ndërsa Xhimi si një dhëndër është veshur me kostum të zi. Ndërsa ceremonia është organizuar në shtëpinë e Xhimit”, rrëfen Arta për ditën e saj më të lumtur.

“Gjithsesi me martesë po e ndjej një ndryshim tek vetja, sepse jetën që jam mësuar ta kem tek prindërit e mi, po dallon nga kjo e tashmja. Tash është më ndryshe, jo pse nuk ndihem e lirë apo diçka të tillë, por vet martesa të bën të ndihesh më ndryshe. Me Xhimin kalojmë shumë mirë. Më kupton shumë”, tregon Arta për jetën e re pranë bashkëshortit. /Infopress

19 KOMENTET

  1. sh.nice qdo njerri duhet me u martu pa marr parasysh kur ne cilin vend dhe mendoj qe arta e meriton nje djal si qe esht xhimi sepse te dy mjaft pershtaten

  2. uuuuu emm vjenn mir sii po ja kaloishe ksi jete te mir aa hallall e qart jee veq vazhdo nr.. 1 jeee (y) t’kam (l)

  3. arta ti je ma emira stili yt me pelqen jasht mase,,te dua shumm..nje deshir e kam ne jet ma te taku live,ndoshta nuk te besohet por te gjith me thojn se perngjaj shum ne ty madje edhe se ekam zerin si ti dhe un krenohem per ket se jam adhuruese e flakt per ty,te dua shum arta dh ta uroj martesen,

  4. Une tiina nga austria ta uroj martesen te deshiroj jete te gjate e te lumtur martesore une te duaa shum une kam ba nje foto live me ty ne istog

  5. arta urime martesa zemer se je shum shum e bukur paravsisht qka thon te tjeter edhe qka esht ma e mira je martu me ni kusheri temin zemer je 1 pasha jeten veq vazhdo edhe lindma ni nipash te bukur edhe ni mes heheheh hajgere qao e paq jet te lumtur me xhimin

  6. Arta je tej mase e bukur sidomos muzika jote eshte e bukur e shume e nxeht per kete kohe une nga do qe shkoj veq muziken tende e e ndegjoj je YLL Arta Yll veq vazhdoo

  7. Veq kush ja ka inati se per musik tekstet qe i ka arta kushi su ti pas sicillen keng e ka te mir jo si tjert nje keng krejt e kan te mir me nje cd tjerat nuk mundet njeri as mi ngu Arta vetum vazhdo qeshtu me musik me kall krejt duhet hahahaha

  8. oooooooooo arta qenka aj djal me plot fat qe ka pas at dit marteses tye per dore urime martesa dhe me plot jet oj e dashura jon

  9. o shum emir je kenget shum te mira je yll i vertet deri tash nuk ka me te mir edhe pike veq pak e trash aman dijet

  10. arta urime martesa zemer se je shum shum e bukur paravsisht qka thon te tjeter edhe qka esht ma e mira je martu me ni kusheri temin zemer je 1 pasha jeten veq vazhdo edhe lindma ni nipash te bukur edhe ni mes heheheh hajgere qao e paq jet te lumtur me xhimin

  11. po arta je shum e bukur edhe simpatike je nje femer shum elegante nuk ka si ti kot e kan adelina zamfina te gjitha jan te pa vlera po ti veq vazhdo me ket sukses qe e ki ok te uroj fat e lumturi ne jet me te dashurin ton te pershendes shum je e bukurrrrrrrrrrr

  12. A a Artaaaaaaa je e mrekullueshme ….u trashegofsh dhe jet te lumtur ….te duaaaaaaaaaa shumeeeeee

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here