Arta Bajrami ka paralajmëruar sjelljen e një hiti për fansat e saj, ndërsa me këtë këngë do të lansohet edhe videoklipi i ri, për të cilin ajo nuk preferon të zbulojë më shumë.

“Këngën jemi duke e përgatitur dhe brenda një kohe shumë të shkurtër adhuruesit mund ta shohin. Këngën jam duke e punuar me Don Arbas, por natyrisht që kënga do të lansohet edhe me videoklip.

Kam përshtypjen se kjo këngë do të jetë një hit i radhës, ngase jemi duke e bërë një punë të madhe në të”, ka deklaruar Arta për Zëri.

Duke komentuar konkurrencën në skenën shqipe, këngëtarja thotë se asnjëherë nuk është ndier e frikësuar, “sepse secili këngëtar e ka publikun dhe rrëskun e vet”.

“Mua konkurrenca nuk më frikëson por më jep vullnet për të ecur përpara”, ka shtuar ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here