Po bëhen disa vjet që këngëtarja Arta Bajrami po jeton jetën mes Kosovës dhe Gjermanisë, kjo mbase bashkëshorti i saj Gjimi jeton atje.

Mirëpo udhëtimet e shpeshta Artën nuk e pengojnë, ngase siç thotë edhe vet ajo, në shumicën e rasteve ajo mbanë koncerte nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Artdashësit e saj që jetojnë atje janë të dhënë pas këngës shqipe, ndonëse nostalgjia bënë që edhe Arta si shumë këngëtarë të tjerë nga Kosova të jetë e ftuar për të mbajtur koncerte kudo në diasporë. Arta tani së shpejti do të publikoj projektin e radhës për të cilin thotë se është duke punuar me Don Arbasin.

“Natyrisht se ne këngëtarët mundohemi të jem atje ku na kërkon publiku, duke mos menduar as për udhëtimet e lodhshme jashtë vendit. Mirëpo mua tani këto udhëtime më janë bërë të shpeshta gjë të cilat nuk po më pengojnë fare. Tani së shpejti adhuruesve ju bëjë të ditur se do tua sjellë një projekt të ri muzikor dhe si zakonisht edhe këtë herë jam duke punuar me Don Arbasin”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Arta ka menduar që këtë këngë ta sjellë bashkë edhe me videoklip.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here