Arrestohet Stine Policia e Tiranës ka arrestuar këngëtarin Ernest Duka, i njohur me emrin e artit si Stine.

Kantautori u prangos në orët e pasdites së të dielës pasi ishte shpallur në kërkim si i përfshirë në një zënkë me këngëtarin tjetër, Flori Mumajesi, raporton Top Channel.

Zënka mes dy këngëtarëve ka ndodhur gjatë Festivalit Kënga Magjike, mbrëmjen e të shtunës.

Mësohet se Flori dhe Stine janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin që më pas ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta, ku si pasojë Flori i ka marrë disa dëmtime të lehta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here