Arrestohet Puff DiddyRaporti mes botës së repit dhe ligjit vazhdon të mos funksionojë. Në Los Angeles (SHBA), këngëtari Puff Diddy u arrestua pasi sulmoi trajnerin e futbollit të djalit të tij 22 vjeçar, Justin Combs.

Mësohet se trajneri e kishte larguar të riun nga fusha e futbollit në mënyrë jo të këndshme.

Pasi ka marrë dijeni mbi gjithë sa ka ndodhur ai u fut në fushë dhe qëlloi me top hekuri (i cili përdoret si peshë gjatë stërvitjes) dhe qëlloi trajnerin.

Reperi do të dalë në gjykatë më 15 korrik dhe ndërkohë ka paguar si garanci 50 mijë dollarë për t’u kthyer në fushë pas ndalimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here