Arrestohet Namewee, thuhet se ka fyer islaminPolicia ka arrestuar këngëtarin malajzias, Namewee, pasi në këngë e tij të fundit thuhet se ka fyer islamin.

Namewee, emri i vërtet të së cilit është WEE Meng Chee, u arrestuar të dielën për shkak të përmbajtjes së këngës tij të re.

Videoja ofenduese e këngës së tij, “Oh Zoti im”, fillimisht është shfaqur në korrik, ndërsa sipas këngëtarit një këngë e tillë synon të promovojë harmoninë fetare.

Në anën tjetër, Policia e Malajzisë, ka kthyer 33-vjeçarin në paraburgim, ndërsa akuza mbart një dënim me dy vite burgim, transmeton KosovaPress.

Rreth dy të tretat e malajzezëve janë myslimanë, por në vend ka ashtu edhe budistë, të krishterë dhe popullatë hindu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here