Arrestohet Enrique IglesiasEnrique Iglesias është zënë duke vozitur me patentë shofer të pezulluar.

Sipas policisë në Miami, Iglesias po e ngiste makinën e tij Cadillac Escalade kur ata i dhanë shenjtë për të ndaluar, pasi kishte shkelur një rregull komunikacioni.

Pas ndalimit ai me shpejtësi kaloi në ulësen e pasme të veturës ndërsa menaxheri i tij në atë të ngasësit, por është vërejtur nga policia, transmeton Klan Kosova.

Enrique dhe menaxheri i tij u arrestuan dhe më vonë u shpallën të pafajshëm. Ai po ashtu nuk e pranoi fajin për ngasje me patentë të pezulluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here