Burri i dikurshëm i këngëtares së ndjerë Whitney Houston, Bobby Brown, është arrestuar në Los Angeles për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.

Policët e trafikut e kanë ndalur Brownin pasi e kishin parë duke vozitur dhe duke folur në telefon.

“Brown ka treguar shenja të intoksikimit dhe i është nënshtruar testit të alkoolit në të cilin ka rezultuar pozitiv”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas AFP, Bobby Brown është dërguar në një burg në San Fernando Valley, ndërsa më pas është liruar pasi ka paguar 5.000 dollarë garanci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here