Reese WitherspoonReese Witherspoon është arrestuar të premten për shkak të sjelljeve të padisiplinuara pas arrestimit të burrit të saj Jim Toth.
Agjenti i talenteve raportohet se është ndaluar nga policia për shkak të vozitjes në gjendje të dehur, ndërsa ndaj situatës në mënyrë të pasjellshme raportohet se ka reaguar edhe aktorja.

Ylli i Hollywoodit fillimisht kishte qëndruar në veturë, por më pas ishte frustruar dhe disa herë kishte dalë për t’i pyetur policës nëse e dinë se “kush është ajo”. Në përgjigjen e policisë se “nuk e di kush është” ajo është përgjigjur: “Do ta kuptosh se kush jam… Do ta shohësh veten në lajme kombëtare”.

Dyshja më pas janë lëshuar, ndërsa aktorja ka bërë edhe një kërkim-falje publike gjatë të dielës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here