Veterani i filmave aksion të Hollywoodit, i cili njëkohësisht pati ndikim në politikë, Arnold Schwarzenegger, do të dëshironte të bëhej lideri i ri i Bashkimit Evropian.

Siç deklaroi ish-guvernatori 63-vjeçar i Kalifornisë, i lindur në Austri, ai ka menduar për hapin e ardhshëm në karrierë, ndërsa bashkëpunëtorët e kanë këshilluar të kthehet në Evropë dhe të aplikojë për president të BE-së, transmeton Newsweek.

Gjatë disa vjetëve të ardhshme, BE-ja do të kërkojë president të profiluar, dikë që mund të bashkojë Evropën”, ka thënë shefi i zyrës së Schwarzeneggerit, Terry Tamminen.

Francezët nuk duan gjerman, gjermanët nuk duan italian. Personi i lindur në Evropë, që ka shkuar në SHBA, mund të kthehej dhe për Evropën e re të bashkuar do të ishte diçka si Washingtoni apo Jeffersoni”, shtoi Tamminen.

Një është e sigurt – Arnoldi nuk mund të kandidohet për president amerikan, pasi sipas ligjeve të atjeshme vetëm personat e lindur në SHBA mund të aplikojnë për këtë pozitë më të lartë shtetërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here