Schwarzenegger ka bërë të ditur projektin e tij të parë që pas largimit nga politika dhe ai është seriali “The Governator”.

Titulli i filmit të ri sigurisht se vjen si burim inspirimi nga puna e kaluar e aktorit të “Terminator” si Guvernator i Kalifornisë, ndërsa projekti i ri është serial televiziv, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Stan Lee – krijuesin e Spider Man dhe Hulk.

“Kur jam zgjedhur guvernator në vitin 2003, kam filluar t’i dëgjoj njerëzit duke folur për governatorin dhe mendoj se ishte ndjenjë e mirë. Fjala Governator kombinon dy fjalë – botën e politikës dhe botën e filmit. Dhe seriali i ri do t’iu sjell këtë së bashku. Kombinon guvernatorin, terminatorin dhe botën e bodybuildingut, botën e vërtetë të gënjeshtrave”, deklaroi Arnoldi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here