Vetëm disa ditë më parë, Arnold Schwarzenegger dhe bashkëshortja e tij, Maria Shriver, njoftuan me anë të një komunikate vendimin për t’u ndarë pas 25 vitesh martesë.

Por tani gazeta “Los Angeles Time”, publikon një tjetër lajm që i vë vulën fundit të historisë së dashurisë së ish-guvernatorit të Kalifornisë me gruan e tij.

Arnoldi ka një fëmijë sekret, fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore 10 vite më parë. Aktori e ka pranuar atësinë dhe kjo ka qenë arsyeja që Maria Shriver, gazetare televizive, mbesë e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy, ka ikur nga shtëpia në fillim të këtij viti, menjëherë sapo mori vesh ngjarjen.

“Pasi e mbylla me politikën, i shpjegova gruas sime atë që ndodhi. E kuptoj hidhërimin dhe dhimbjen që ndjejnë familjarët e mi. Marr përsipër të gjitha përgjegjësitë për gjendjen që kam krijuar. I kërkoj falje Marias dhe fëmijëve të mi, më vjen vërtet shumë keq”, thotë ish-guvernatori.

Schwarzenegger u bën thirrje mediave që të respektojnë gruan dhe fëmijët e tij, në këtë moment të vështirë.

Ende nuk ka asnjë koment nga Maria Shriver, ndërsa “Times” nuk ka publikuar identitetin e gruas dhe fëmijës se ish-aktorit. Gruaja per te cilen behet fjale ka punuar për 20 vjet si shërbyese në familjen Schwarzenegger dhe u pushua në janar./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here