Ne pergjithesi miss-et akuzohen me te padrejte per kultivimin e tyre intelektual, ndoshta per shkak te superimit te aspektit fizik, por bukuroshja vlonjate Arnita Beqiraj eshte rasti qe deshmon se eshte e bukur brenda dhe jashte.

Me siguri per shkak te ketij binomi qe bashkejeton ne harmoni te “Miss Albania 2010”, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu- bashkeproducente te “X Factor”, i kane besuar asaj dhe Genti Zotos (e mbani mend nga “Dancing with the stars Albania”, edicioni i pare), prezantimin e “X-tra Factor”, qe realizohet live cdo te shtune ne TV Klan.

Ne intervisten per “Standard”, studentja e drejtesise shprehet per eksperiencen e re, duke na treguar se si personazh publik qe eshte bere pre 2 vitesh tashme; nuk i merr me ne konsiderate thashethemet, te cilat nuk e shqetesojne aspak. Dhe i fundit, sic e dini edhe ju- ishte ai mbi nje lidhje te mundshme te saj me mesfushorin e njohur te kombetares shqiptare te futbollit, Lorik Cana. Por, te verteten na e zbulon vete Arnita…

Arnita, pershendetje. Aktualisht po jeton nje periudhe intensive, me studime, angazhime ne TV?

Pershendetje! Eshte e vertete, jam ne nje periudhe intensive, te ngarkuar por ne te njejten kohe edhe te bukur. Puna ne televizion eshte nje pune sa e lodhshme, aq edhe me ngjyra, te jep kenaqesi, te cilat sigurisht jane me te medha nese produkti final eshte i mire dhe ne lartesine e duhur. Nga ana tjeter, jane studimet e mia, te cilat jane e ardhmja ime ne nje plan me afatgjate.

Si u be e mundur pjesemarrja jote ne “X Factor Albania”? Kur dhe si te erdhi ftesa?

Pjesemarrja ime ne “X Factor” u be e mundur nga kontakti me regjisoren Vera Grabocka dhe prezantuesen Alketa Vejsiu, te cilat jane njekohesisht edhe producente artistike te ketij show gjigant dhe te magjishem. Njohja me to eshte bere e mundur gjate konkursit te “Miss Albania 2010″, nga i cili kishim ruajtur nje respekt dhe dashamiresi shume te madhe dhe reciproke per njera-tjetren. Mbaj mend qe ka qene ora 18:00 dhe une isha ende ne mesim, ne momentin kur kam marre telefonaten nga Alketa. Ajo me tregoi se donte te me takonte, pasi kishte dicka shume te bukur per te me thene, ndaj nuk ngurrova aspak dhe shkova menjehere t’i takoja. Me bene te ditur projektin, u ndjeva e lumtur qe kisha qene une personi te cilit kishin vendosur t’i besonin kete pjese te “X Factor”, te quajtur “X-tra Factor”. I falenderoj vertet shume per kete.

Serish me Vera Grabocken. Si eshte te punosh me te, a eshte ndopak e rrepte?

Te punosh me Veren eshte mbi te gjitha nje “shkolle” e vertete, pune, shkolle, nga e cila ose do te dalesh dhe do te shkelqesh, ose nuk do ta kalosh klasen. Eshte kenaqesi te jesh krah saj edhe ne momentin kur merr verejtje, pasi nuk jane asnjehere te pavend.

Na trego pak se cfare roli do te kesh ti dhe Genti Zoto ne kete talent-show?

Une edhe Genti do te jemi me prane publikut. Ne nje interviste te dhene keto kohe, Genti eshte shprehur se qellimi dhe detyra jone eshte qe me publikun te behemi “shoke te ngushte”, dhe kjo eshte e vertete. Do te bejme me te miren tone per t’i percjelle publikut cdo gje qe nuk mund ta shohe ose ta perceptoje permes ekranit pergjate gjithe konkurrimit te finalisteve gjate neteve live. Do te jemi ne backstage me konkurrentet, per te pare dhe per te percjelle te paret cdo perjetim dhe emocion te tyrin.

Ne kete lloj profili qe po krijon per veten, mendon se do te te ndihmoje me shume cmimi “Miss Albania” apo ai “Miss Inteligjenca”. Cili mendon se merr prioritet ne tv?

Eshte nje pyetje e cila me behet vazhdimisht e une vazhdimisht i kthej te njejten pergjigje. Jam shprehur qysh 2 vite me pare se per mua bukuria eshte nje plus per cdo individ. Bukuria eshte nje aspekt te cilin ta fal natyra ose Zoti, nderkohe qe inteligjenca eshte nje faktor sa gjenetik aq edhe i ushqyeshem gjate jetes. Per mendimin tim, gjate jetes sone duhet te perpiqemi te behemi njerez me te mire, me te afte ne pune, te dobishem per veten dhe shoqerine, njerez me te bukur, por jo ne aspektin viziv. Do te ishte naivitet t’i shihje vlerat e tua si dicka siperfaqesore e mbi te gjitha te perkohshme- si bukuria.

Kujt ia ke besuar veshjen dhe grimin dhe deri ku do te arrije ekstravaganca jote, me minifunde, dekolte?

Para se gjithash, duhet te them se une nuk jam nje natyre ekstravagante, dhe duke qene se nuk jam e tille, as veshja ime nuk do te jete (pasi nuk do te vishja dicka me te cilen nuk do te ndihesha rehat). Veshjet do te realizohen nga stilisti Joni Peci, nje emer prestigjioz i modes, nderkohe qe grimi do te behet nga “Sallon Lili” dhe ndihem vertet e lumtur per kete. Kam punuar me te edhe ne “Miss Albania” dhe jam vertet e lumtur dhe e qete qe edhe ne kete projekt do te jete ajo qe do te kujdeset per grimin tim.

A i ke ndjekur programet paralele “X Factor” ne vende te ndryshme perendimore. Me ke e krahason me teper veten nga moderatoret qe qendrojne ne pas kuinta?

Po, e kam ndjekur “X Factor” edhe ne vendet perendimore, kryesisht ne formatin anglez, i cili eshte edhe formati meme. Nuk do te mund te vendosja shenje krahasimi mes meje dhe moderatoreve te tjere, une do te jem vetvetja dhe besoj se edhe ata jane te tille.

Te ndalemi pak te studimet. Si po e gjen kohen per te studiuar apo arrin t’i besh mire te gjitha?

Perpiqem t’i bej mire te gjitha, sigurisht qe ne periudha intensive si kjo qe une po kaloj, eshte e veshtire te shkelqesh ne te gjitha drejtimet, por duke qene se sic thashe me pare, studimet e mia jane investimi im ne nje plan afatgjate nuk jane ato gjeja te cilen une neglizhoj.

Arnita, a te shqetesojne thashethemet apo ne keto dy vite ke fituar imunitet?

Njeriu eshte nje qenie e cila arrin te mesohet me cdo gje, qofte te mire, apo te keqe. Ne keto 2 vite kam arritur te mesohem me thashethemet, apo sic thoni ju- kam krijuar imunitet nga to.

Ermal Merdani, “Mister Albania 2010” ka nisur nje tjeter aventure, ate ne “Big Brother Albania”. A e ke ndjekur, c’mendim ke dhe a do te merrje pjese edhe ti ne nje program te tille?

Vetem pak dite me pare jam shprehur ne lidhje me kete. Ermali eshte nje person te cilin e respektoj dhe e vleresoj, te njejten gje bej edhe me zgjedhjet e tij. Personalisht nuk do te zgjidhja te isha pjese e nje reality-show si “Big Brother”. Kjo eshte nje zgjedhje personale, nuk kam asnje paragjykim per asnje person i cili eshte ose vendos te futet aty brenda.

Ti ke qene shume e kujdesshme me deklaratat e dhena ne shtyp, por ne do te donim shume te dinim c’ishte ajo historia me Lorik Canen? A keni nje lidhje ju te dy? Nese eshte e vertete, atehere jeni nje nga ciftet me te bukur mes personazheve shqiptare?

Pergjigjen e kesaj pyetjeje e thashe edhe me lart. Thashethemet nuk me shqetesojne me, aq me teper kur jane te paverteta si ky me Lorik Canen. Mes nesh nuk ka asgje qe te jete objekt i shkrimeve ne gazeta.

Pra, nuk ka gje mes miqesise mes jush?

Absolutisht jo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here