Arnisa Dervishi është një modele e cila ka qenë pjesëmarrëse e shumë sfilatave të njohura të modës në Shqipëri, e cila pretendon më shumë në fushën e modelimit. Arnisa me gjithë angazhimet në modelim, arrin të merret edhe me punë të tjera.

Ndërsa sa i përket lidhjes së dashurisë, ajo këtë verë zyrtarizoi lidhjen e saj me fejesë, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të martohet. Më shumë rreth punës dhe më gjerë flet për “Zërin”.

Si ishin fillimet tuaja në modelim?

Hapat e mi të parë kanë qenë pikërisht në vitin 2004, me pjesëmarrjen time në “Miss Shqipëria 2004”, ku u përzgjodha në 10-en më të mirë dhe pozova për kalendarin “Miss Shqipëria 2005”. Kjo ka shërbyer si një trampolinë që më ka hedhur drejt fushës së modës.

Sfilata juaj e parë?

Performanca ime e parë si modele ka qenë në “Super-Model of Albania 2005” që s’e harroj dot.

Sukseset që të ka sjellë modelimi?

Dhe pas kësaj filloi suksesi im në fushën e modës, duke qenë modele e dhomës kombëtare të modës në Shqipëri. Pastaj me pjesëmarrjet në aktivitete të ndryshme të modës si “Albania Fashion Week”, “Tirana Fashion Week”, “Fashion Party” me mbështetjen e “Fashion TV Paris”. Si dhe imazh reklamash të kompanive të ndryshme. Përveç kësaj modelimi më solli dhe një sukses tjetër si “Top-Girl” në emisionin e të dielës “E DIELL” në Top-Channel, që zbulova këndim, kërcim, aktrim, që qëndronin brenda meje po aq sa modelimi.

Çfarë mendoni për fushën e modelimit në Shqipëri dhe Kosovë?

Eksperienca ime e gjatë në fushën e modës ka bërë që të kem bashkëpunime me modele dhe stiliste të njohura kosovare dhe të huaja. Dhe kjo ka treguar që modelet, stilistët tanë janë po aq të talentuar sa ata të huaj.

E vetmja gjë që i diferencon është pikërisht investimi dhe mbështetja e pakët që ne kemi në krahasim me ata jashtë kufijve tanë. Shpresoj që së shpejti të mos ekzistojë më kjo diferencë negative ndaj nesh.

Me çfarë merreni jashtë modelimit?

Përveç profesionit si modele kam kryer dhe studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Biznes-marketing dhe aktualisht prej 1 viti punoj në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Tiranë. Gjatë javës jam e zënë me punën në administratë dhe në fundjavë merrem me organizim të “mini-shows” dhe “fashion party-s” në klube e pushimore të ndryshme.

Koha e lirë e juaja?

Për sa i përket kohës sime të lirë është paksa e limituar. Për aq kohë të lirë sa kam mundohem ta shfrytëzoj me palestër-aerobi, shoping, dhe lexim. Madje aktualisht po lexoj “The best-seller” nga Xhon Grej “Meshkujt nga Marsi femrat nga Afërdita”.

Si po ju funksionon lidhja juaj e dashurisë?

Dashuria. Kam rreth dy vjet që po shijoj një lidhje dashurie me një showman- producent (Mc Arturo). Duke qenë se dhe ai bën pjesë në fushën e artit më jep një mbështetje të jashtëzakonshme për të ecur përpara në karrierën time, shpeshherë është dhe bashkëpunëtor i organizimeve i aktiviteteve te mija.

Kur planifikoni ta bëni martesën?

Në 16 korrik 2011 kryem ceremoninë e fejesës dhe më 11.11.2011 si një ditë e veçantë e këtij viti duke qenë dhe supersticioz vendosëm të bëjmë celebrimin e lidhjes tonë. Ceremoninë e martesës (dasmën) dëshirojmë ta bëjmë vitin e ardhshëm.

Çfarë synoni të arrini në të ardhmen?

Synimi im për të ardhmen është kombinimi i dy profesioneve të mia, si drejtuese marketingu e një kompanie mode, si dhe krijimi i një familje të shëndetshme.

Ndonjë thënie për fund?

Mesazhi që duhet të jap për lexuesit është: ‘Asgjë nuk vjen natyrshëm, me besim në vetvete, pasion dhe vullnet, gjithçka arrihet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here