Armina Mevlani thyen rekordet në ItaliArmina Mevlani tashmë është bërë imazh i shtëpisë së madhe të modës Dolce & Gabbana. Fotografia e saj e realizuar nga fotografi Endrit Mertiri është më e pëlqyera në faqen e stilistëve të famshëm italian.

“Fotografia e Endrit Mertirit, më e pëlqyera në faqen e stilistëve të famshëm italianë”, ka shkruar Olti Curri.

“Protagoniste është Armina Mevlani në foton e ideuar dhe realizuar nga fotografi Endrit Mertiri që u përfshi në fushatën e fundit për produktet make-up të shtëpisë së modës Dolce& Gabbana.

Kjo foto ka qënë dhe vazhdon të jetë rekord në pëlqime krahasuar me foto të tjera që kjo shtëpi mode zgjodhi nga imazhe dhe fotografë nga mbarë bota. Fotografia e Endritit deri tani ka marrë në faqen Dolce Gabbana plot 68.280 pëlqime”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here