Janë zbuluar kështu emrat e prezantueseve që do të jenë këtë vit krah Ardit Gjebresë në festivalin “Kënga Magjike”. Bukuroshja e parë që do ta shoqërojë atë në prezantimin e netëve ku do të shpallet dhe fituesi është aktorja e njohur Olta Gixhari.

Ndërsa brunia që do të jetë për herë të parë në rolin e prezantueses në një event të përmasave të tilla është Armina Mevlani. Organizatorët  e një prej festivaleve më të rëndësishëm për muzikën shqiptare kanë vendosur që në krah të Gjebresë të jenë dy vajza jo vetëm të bukura, por edhe të njohura për publikun.

Kështu treshja që do të prezantojë për tri net “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve tashmë është e plotësuar. Armina Mevlani në vitin 2009 ka prezantuar Shqipërinë në konkursin e bukurisë “Miss World”, ndërsa aktualisht është drejtore kreative e revistës “Harmony”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here