Armina Mevlani Armina Mevlani, vajza që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss World 2009” ka ditë që ka filluar turneun e përgatitjeve në Londër, ku është takuar me miss-et nga e gjithë bota.

Aktualisht vajzat ndodhen në Dubai, ndërsa presin të fluturojnë dret Afrikës së Jugut, për të bërë përgatitjet e fundit për spektaklin e madh që do të mbahet më 12 dhjetor atje.

Miss-et janë përballur me njëra-tjetrën, ndërsa kanë parë dhe nga afër kundërshtaret më të forta të bukurisë së tyre.

Armina nuk ka përmendur ende se cilën nga vajzat e shikon si rivale, gjithsesi mbase është herët për të ndier emocionet e forta të konkurrimit.

Armina, vajza e spikerit të lajmeve në “Top channel” Arben Mevlani, është studente e filozofisë dhe u zgjodh nga regjisorja Vera Grabocka, që ka eksluzivitetin për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs bukurie.

Ajo është 18 vjeç dhe aktualisht imazhi i paketës “Tring”, ndërsa ka pasion televizionin, letërsinë dhe aerobinë. Në karakteristikat e saj është përshkruar si një vajzë me tipare të theksuara, 1.70m e gjatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here