Armina Mevlani jep sqarim rreth fustanit të shtrenjtëPjesëmarrja e modeles dhe blogeres shqiptare në Javën e Modës në Milano, Armina Mevlani, krahas komenteve mbi takimet e saj me njerëz të rëndësishëm të industrisë, modeleve apo stilistëve, ngjalli debat dhe për një fustan të sajin Versace, në vlerë prej 2.500 eurosh që bukuroshja ekspozoi në llogaritë personale.

Disa media e kritikuan Arminën dhe ngritën aludime për burimin e të ardhurave të saj, transmeton Mapo.

Por, përgjigjen duket se ia ka dhënë vetë e partnerja e Shkëlzenit, e cila ka qartësuar në Facebook se veshjet e saj janë të sponsorizuara nga vetë firmat që e ftojnë të marrë pjesë në shfaqjet e tyre.

“Për të gjitha mediat që shqetësohen për çmimin e fustanit tim, tashmë falë blogut për të cilin po punoj çdo ditë krahas ftesave, edhe shumë prej veshjeve të mia reklamohen si pasojë e bashkëpunimit me vet firmat dhe dyqanet e markave! I tillë ka qenë edhe ky fustan dhe shumë prej veshjeve të tjera gjatë javës së modës”, ka shkruar Armina.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here