Armina dhe Shkëlzeni ,me disa foto eleganteDashuria e tyre është ndër më të komentuarat në mediat rozë, për shkak se ai është djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe ajo një ish-Miss.Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha duken më të dashuruar se kurrë, ndërsa vazhdimisht publikojnë në rrjetet sociale fotografi nga jeta e tyre.

Ditën e sotme Armina ka publikuar një fotografi në Instagram ku që të dy shihen elegantë, ndërsa njofton se kanë qenë në një darkë familjare.

“Darkë familjare! Klasik. Udhëtimi i jetës Shkëlzen Berisha dhe Armina”, shkruan ajo bashkëngjitur fotos që gjeni bashkëngjitur.

Ish-Missi e përfshirë në botën e medias dhe djali i ish-Kryeministrit, po përjetojnë një lidhje të konsoliduar dashurie, pas ndarjes së Shkëlzenit nga Sadije Berisha, nëna e dy fëmijëve të tij.

Armina dhe Shkëlzeni ,me disa foto elegante

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here