Këngëtari i njohur Armend Rexhepagiqi, i cili shumë vite më parë konkurronte në Festivalin e këngës në RTSH së bashku me bashkëshorten Aida Baraku, kësaj here do të shfaqet si anëtar jurie i “Abanians Got Talent”, me regjisorin Altin Basha dhe këngëtaren Rovena Dilo.

Është kjo treshja, që nga e premtja e mbrëmshme do të vazhdojnë të gjykojnë protagonistët e këtij “show”, në netët e spektaklit që organizohet në sallën e Akadamisë së Arteve të Bukura në Tiranë.

Pas prezantimit të talenteve ata do t’i gjykojnë konkurrentët deri sa të arrijnë në fazën finale, ku fituesi shpërblehet me 20 mijë euro. Në këtë show janë në konkurrëncë të gjitha moshat. Ata vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe vende të ndryshme të Europës, madje dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here