Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin në programin “E diell”, që transmetohet çdo të diel në televizionin “Top Channel”.

Pas lajmit se Adi Krasta do të lërë prezantimin e tij, për të nisur sfidën e re të “100 Milion”, kemi mësuar se do të largohet edhe autorja italiane, Alessia.

Edhe pse kontrata e saj përfundonte në maj të këtij viti, drejtuesit e televizionit nuk kanë menduar ta mbajnë më gjatë atë, por ta ndërpresin marrëdhënien e punës me Alessian, për të afruar në këtë rol një personazh të njohur të muzikës.

Pikërisht kantautori Armend Rexhepagiq, i cili sapo përfundoi misionin e tij në jurinë e “Albanians got talent”, do të jetë autori i programit “E diell”. Kështu Armendi do të zhvendoset me bashkëshorten e tij Aida Baraku në Shqipëri, për të jetuar tani e tutje!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here