Armend Trnava është një shqiptar që ka bërë emër në fushën e blertë të futbollit evropian, sidomos me skuadrën angleze të “Chelsea”-t.

Falë fizikut të tij ai ka mundur të jetë edhe imazh në reklamat e Hugo Boss, ndërsa është aktivizuar edhe në Hollywood si aktor, në një film të regjisorit James Gordon, ku ka interpretuar krahas aktorëve si Carmen Electra, Pamela Anderson etj.

Për të thuhet madje se i ka “marrë” të dashurën Leonardo di Caprios, Miss-in norvegjez Selia Hansen. Me Selian, Armendi ka ndihmuar me një fond prej 100 mijë eurosh, qytetin e Shkodrës, gjatë përmbytjeve. Ndërkohë, dje është publikuar një foto e Armend Trnavës, ku ahi pozon për linjën e veshjeve për meshkuj të stilistit shqiptar Joni Peçi.

“Kam vendosur të bëj modelin vetëm për kompani të mëdha, sepse nuk kam kohë për agjenci të dorës së dytë”, – ka thënë pak kohë më parë Armendi, ndaj nuk dihet nëse Peçi i ka ofruar ndonjë shifër të majme parash, apo e ka joshur me kartën e patriotizmit…

Së shpejti, Trnava, i cili ka punuar gjithashtu me firma si “Nike”, “Adidas” etj., pritet të luajë në një film të ri dramatik, së bashku me Jennifer Aniston. 27-vjeçari është një tjetër emër shqiptar i njohur në botë, ku veç talentit, e ka ndihmuar shumë edhe fakti që menaxher i tij është drejtuesi anglez i “Formula 1”, Michael Williams.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here