Ai quhet Armend Rexhepagiq. Kjo është intervista e tij e parë në media, ekskluzive për “Bluetooth”. Të gjitha komentet e tjera do të ishin boshe.

Çdo fjali e tij e thënë artistikisht po aq bukur sa një shkrimtar që ka fituar “Nobel”, e bëjnë këtë intervistë të papërsëritshme.

“Nëse flasim për nivel televiziv, unë jam ithtar i rregullës televizive të mbarë botës moderne: vetëm mosndryshimi është ecje prapa! Ndryshimi gjithmonë flet se jeni gjallë, se keni gjak të ri, se jeni duke ecur e jo duke ndenjur shtrirë e rehat në kolltukun tuaj të vjetër! Po të pyetesha unë, ndryshimet do të ishin edhe më ngacmuese”, deklaroi Armend Rexhepagiq.

“Unë do të doja ta shihja Ardit Gjebrenë në “Top Channel” dhe në “E Diell”! Kjo do të ishte lëvizja më goditëse televizive! Qëllo aty ku s’e pret askush! Ndonjëherë të gjakoset grushti, por së paku jeton me lumturinë që ta sjell vizioni largpamës dhe guximi. Besoj se edhe Adi Krasta, pasi la vulën e vet në “E Diell”, ndryshon kahjen për ta dhënë vulën e vet diku tjetër. Ashtu si edhe unë ika për t’i vulosur ca gjëra të tjera në jetë”, u shpreh këngëtari shqiptar nga Kosova në një intervistë për suplementin “Bluetooth”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here