Kreatori i njohur italian, Giorgio Armani ka menduar që në këto ditë të nxehta t’ju sjell pak risi femrave të cilat adhurojnë Ronaldon, që në fakt ka shumë në të gjithë botën, duke zhveshur futbollistin e njohur.

Cristiano Ronaldo ka marrë pjesë në koleksionin e ri të Armanit: vjeshtë-dimër 2010-2011 dhe xhirimet janë bërë në Madrid, disa ditë para se të niset Ronaldo në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut, ndërsa fotot janë publikuar sot që siç thanë përfaqësuesit e Armanit, “që të nxehin sa më shumë tifozet femra në Afrikën e Jugut”.

Fotografitë e Ronaldos do të jenë në të gjithë botën që nga shtatori, ndërsa një spot shumë seksi do të shfaqet në vitin që vjen që sipas Armanit, femrat të jenë sa më të nxehura në ditën e dimrit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here