Arjola Shehu do të prezantojë e vetme sonte finalen e “Miss Shqipëria 2019” në Kalanë e Libohohës. Pas një turi që ka nisur në Tiranë për të shkuar deri në Ulqin në veri dhe Sarandë në jug, 28 konkurrentet e këtij viti presin me ankth kurorëzimin larg metropolit. Për adrenalinën e show-t me të ftuar specialë, artistë të njohur të skenës dhe një juri profesioniste, Arjola flet për “Panorama Plus”.

Ke njoftuar sipërmarrjen e fundit, prezantimin e “Miss Shqipëria”. Pse ndihesh kaq e lumtur për një garë ku konkurrenca mes të bukurash është në plan të parë?

Është fat të provosh kënaqësinë e jashtëzakonshme të të qenurit e përzgjedhura e një produksioni për të prezantuar një kompeticion të përmasave të tilla . Unë jam e lumtur sepse spektaklet më pëlqejnë dhe se kam kënaqësinë e madhe të të punuarit me dy njerëz të mrekullueshëm, si Alda Bida dhe Petri Bozo. Më pëlqen sepse shijoj çdo eksperiencë që më rrit dhe më jep më shumë! Ndaj jam mirënjohëse!

Skena e “Miss Shqipëria” është vendosur në Libohovë të Gjirokastrës. Të duket e vështirë të bësh spektakël në një zonë jashtë metropolit?

Origjina ime është nga Gjirokastra, gjyshërit e mi kanë lindur aty, ndaj edhe besoj kjo e bën më të bukur dhe më të veçantë këtë përvojë për mua. Përveç kësaj, u mësova tani që të realizoj spektakle në qiell të hapur, sepse kjo barazvlerësohet me çdo produksion të “Deliart”, kështu që po shijoj çdo çast. Është bukur që të promovohet çdo cep i mrekullueshëm i Shqipërisë, Petri Bozo është emri më i fuqishëm që lidh të bukurën dhe artin me historinë shqiptare.

Do të kesh partner në këtë garë bukurie, dhe cili do të dukej i duhuri pasi ke provuar Ardit Gjebrenë?

Në produksione të tilla janë gjithmonë producentët ata që vendosin. Producenti Ardit Gjebrea, që është udhëheqësi i “Kënga Magjike”, vendosi të më kishte në krah mua. Në “Miss Shqipëria” më kanë dhënë besim të plotë për ta udhëhequr e vetme këtë spektakël, njësoj siç ndodhi edhe në “Netët e Klipit Shqiptar”, dhe jam shumë e lumtur, por njëkohësisht edhe me një përgjegjësi të madhe që ta realizoj me sukses këtë mision.

Si ndodhi që ia fitove zemrën një regjisori me eksperiencë si Petri Bozo, duke qenë se ishe pjesë e projektit “Netët e klipit”?

Ah, “Netët e Klipit” është një përvojë e paharrueshme për mua. Me një kimi profesionale, një harmoni dhe mirëkuptim të jashtëzakonshëm më të gjithë stafin, që punoi me një dedikim të pamatë për atë produksion. Nuk di të të them shumë për “përse Arjolën”, ndoshta duhet të pyesim Aldën dhe Petrin, por di të të them që kam njohur njerëz të rrallë që i ndiej shumë pranë, njësoj si një familje e madhe. Nga “Kush vjen Ah, “Netët e Klipit” është një përvojë e paharrueshme për mua. Me një kimi profesionale, një harmoni dhe mirëkuptim të jashtëzakonshëm më të gjithë stafin, që punoi me një dedikim të pamatë për atë produksion. Nuk di të të them shumë për “përse Arjolën”, ndoshta duhet të pyesim Aldën dhe Petrin, por di të të them që kam njohur njerëz të rrallë që i ndiej shumë pranë, njësoj si një familje e madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here