Arjola PrengaËshtë volejbolliste profesioniste e Kombëtares, por për të jeta tani ka marrë një tjetër drejtim, atë të ëndrrës amerikane.

Bëhet fjalë për Arjola Prengën, e cila përveçse është një ndër lojtaret më të mira shqiptare në volejboll është edhe një vajzë shumë simpatike dhe ka vendosur që tani e tutje karrierën ta zhvillojë jashtë kufijve për një ekip në Ohajo, siç është ai Keint Steitit. Por vajza shqiptare duket se nuk e ka pasur shumë të vështirë të ambientohet me jetën intensive amerikane, edhe pse ka vetëm dy javë që është larguar nga Shqipëria.

Sipas saj, jeta në Amerikë ndryshon shumë nga kjo në Shqipëri, por sidomos për sa i përket aspektit të organizmit të kohës. “Kam zënë miqësi me vajzat e ekipit. Nga ana tjetër jemi tre evropiane, që marrim mësime në gjuhën angleze meqenëse nuk e njohim shumë mirë gjuhën”, shprehet Arjola.

Koha e lirë e saj është e kufizuar siç tregon edhe vetë, por atë pak e shfrytëzon për të folur me familjen në Shqipëri përmes internetit. Kjo mbase ka qenë edhe ndarja që e ka mërzitur pak sepse ndodhet larg njerëzve të dashur, por kalimin në Amerikë e ka cilësuar si një hap të sigurt drejt suksesit. Largimi nga Shqipëria ka pasur edhe një kosto tjetër siç ishte ndarja në erdistancë, nga i dashuri por që edhe në largësi duket se gjërat shkojnë mirë. “Jam e dashuruar, dhe ai është shqiptar” shprehet Arjola.

Me mbërritjen në SHBA ajo ka pasur një surprizë jo fort të këndshme. Nga vizita që mjeku u ka bërë volejbollisteve ka zbuluar se shpatulla e Arjolës ka një nerv të vdekur, por që fatmirësisht kjo nuk do të jetë pengesë që ajo të luajë edhe pse jo në 6 ndeshjet e para si rezultat i statusit prej volejbolliste profesioniste që mban mbi shpatulla.

Me tipin e saj që e përkufizon si të thjeshtë, por që nga shoqet amerikane përkufizohet edhe si me humor duket se edhe situatat më të vështira kalojnë pa u vënë re. Përveçse një lojtare shumë e mirë Arjola duket se është edhe një femër mjaft seksi dhe këtë e konfirmojnë edhe linjat e saj trupore në një sërë fotosh verore që qarkullojnë.

Fakti që ajo është një lojtare e talentuar, por edhe një vajzë simpatike duket se janë pluse për një karrierë të sigurt në Amerikë, por këtë do të duhet ta shohim kur Arjola të luajë në fushë. /Panoramaplus /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here