Qëndrimi ne gare i Olsi Mingomates, është përkthyer ndryshe me eliminimin nga ‘Dancing With the Stars’, te gazetarit Arjan Konomi.

Spektakli, prodhim i Tring Digital e Vizion Plus, erdhi mbrëmjen e te enjtes ne puntaten e tij te katërt për këtë sezon. Pas performancave te 11 personazheve te mbetur VIP, shuma e votave te jurisë dhe atyre te publikut, vuri përballë njeri-tjetrit ne sfidën ‘Dance Of’ Arjan Konomin dhe Olsi Mingomaten.

Charleston dhe Country, ishin gjinitë ne te cilat VIP-at sfiduan, për te nxjerre fituesin e kësaj mbrëmjeje.

Me herët, gjate mbrëmjes se spektaklit, Charlestoni dhe Country ishin ne fakt dy gjinitë kryesore te kërcimit ne këtë sfide te radhës. Performanca, vlerësime si dhe batuta mes jurisë dhe protagonisteve, te cilat shkaktuan hilaritet, si ne rastin e poetes Mimoza Ahmeti.

Por, ashtu si çdo te enjte, edhe ne këtë puntate, ?Dancing? solli surprizat e radhës, teksa pritej votimi i publikut. Një performance e këngëtares nga Kosova Teuta Kurti dhe trupës se balerinëve u pasua ne fakt me një moment tjetër emocionues.

Kërcimi i Emiljanos ne tango dhe Rock&Roll, djalit qe ka pamundësi shikimi, e ngriti publikun ne këmbë, ne shenje frymëzimi për kurajën dhe optimizmin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here