Nëse dikush në vendin e tij, Itali, do të kishte vënë në dyshim preferencat e tij seksuale, nuk do kishte asgjë për t’u mërzitur, por Simone, balerini i Agnesës, e mori këtë konsideratë në një vend si Shqipëria, ku t’i thuash një mashkulli që je homoseksual, është fyerje e madhe. Kjo ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur Simone dhe Agnesa përfunduan kërcimin e tyre.

Anëtari i jurisë dhe prezantuesi i njohur, Arjan Çani, duket se kishte gjetur arsyen pse Agnesa dhe Simone nuk ishin lidhur tashmë si çift, duke deklaruar se Simones nuk i pëlqejnë shumë vazjat.

Më pas, siç e shihni edhe nga foto, Arjani dhe Simone kanë biseduar diçka në prapakuinta. A thua t’ia ketë shpjeguar Arjani atë që e tha në skenë në shqip, që edhe ai të mësojë se çfarë ishte ajo deklaratë në emër të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here