Bukuroshja Arita Fejzullahu, një shqiptare e lindur në Oslo të Norvegjisë, është duke u konsideruar si një kandidate potenciale për “Miss Norvegjia 2011”.

Arita Fejzullahu, një vajzë me prejardhje nga Gostivari ndërsa nënën nga Bosnja, është një modele e njohur në Skandinavi.

Ajo në vitin 2007 është kurorëzuar me çmimin “Miss Skandinavia e Shqiptarëve” ndërsa në vitin 2010 fitoi çmimin “Miss Skandinavia 2010”.

Unë jam kandidante për ‘Miss Norvegjia’ dhe për ta përfaqësuar Norvegjinë në ‘Miss Bota’. Po ashtu jam zgjedhur fytyra e vitit ku këtë titull unë e kam fituar dy vite radhazi që për mua do të thotë shumë.

Unë kam qenë ‘Miss Skandinavia’ dhe nëse fitoj në ‘Miss Norvegjia’ do ta përfaqësoj Norvegjinë në ‘Miss Bota’”, ka thënë Arita, duke shtuar se ndihet shumë krenare që është shqiptare. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here