Ndjehem një mashkull i suksesshëm, sepse bëra për vete një nga femrat më të bukura që kanë parë sytë e mi.

A i u gjend rastësisht në ekranin e shqiptarëve para disa vitesh, kur vendosi që të jetë pjesë e një realyti-show. Më pas filloi që të aktivizohet në emisione të ndryshme radiofonike dhe televizive, por që veten e ndjeu të realizuar kur u bë pjesë e spektaklit më të ndjekur nga të gjithë shqiptarët, “E diela shqiptare”.

Ky është Arion Muça, i cili në një rrëfim për gazetën “Koha Jonë”, flet se si ndjehet përkrah emrave të mëdhenj të ekranit dhe për jetën e tij të përditshme.

Teksa flet me të, kupton se ai është ai djali i mirë që të gjitha mamatë do të dëshironin ta kishin dhëndrin e tyre, por Arioni na tregon se është i dashuruar prej dy vjetësh, me vajzën më të bukur që kanë parë sytë e tij dhe kjo e bën atë, ashtu siç shprehet edhe vetë, një mashkull shumë të suksesshëm. Veç dashurisë që ka për gazetarinë, pak kush e di se ai është edhe një dizajnues shumë i mirë.

Ju u bëtë pjesë e televizionit, pasi keni marrë pjesë në realyti-show, “Big Brother”, çfarë ju shtyu të bëheshit pjesë e këtij spektakli?

“BB” ka qenë fillimi dhe “podiumi” që më dha mundësinë të prekja këtë botë, edhe pse pas pjesëmarrjes sime aty kam pasur vazhdimisht eksperienca të tjera në TV dhe radio, asnjëra nuk krahasohet me emocionet që më dhuron skena e “Të dielës”, ku ndodhem sot. “BB” ishte një mënyrë për të ardhur nëpërmjet ekranit, dhe për t’u bërë në një farë mënyrë pjesë e familjeve shqiptare, gjithashtu për t’u bërë sa më i afërt me ta. Them se në një farë mënyre mu mundësua ajo çka po bëj sot në televizion.

Si u gjendet tek spektakli “E diela Shqiptare”?

Si çdokush përpara një eksperience të re, plot me dyshime dhe frikë, me vështirësi e mosbesim, por të gjitha këto ndjesi i zhduku mikpritja dhe harmonia që gjeta tek stafi i spektaklit “E diela shqiptare! Përfitoj nga rasti për t’i falënderuar dhe rinovuar mirënjohjen time!

Prindërit tuaj merren me modën, po ju pse devijuat, paksa le të themi, dhe po merreni me televizionin?

Kjo nuk është plotësisht e vërtetë, sepse unë që në moshë të vogël, kur isha vetëm 14 vjeç, isha bërë pjesë e aktivitetit të prindërve të mi, normalisht me detyrat që mund të më përshtateshin mua dhe me shpresën për të më më- suar një zanat që është dhe “art”, i cili do kohë dhe talent për t’u “vjedhur”. Kanë kaluar 13 vjet dhe asnjëherë nuk jam larguar nga atelieja “Jona Muça”, sepse sot jam një nga dizajnuesit e saj!

Momentalisht jeni student, studioni për?

Jam student në vitin e fundit në degën Gazetari në UET dhe shpresoj që të diplomohem këtë vit, sepse momentalisht jam paksa mbrapa me studimet, kjo sepse i jam dedikuar punës dhe programit të së dielës.

Disa vite të jetës suaj i keni kaluar në Itali, pse u larguat prej saj?

Si çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund. Jeta ime në Itali ishte shumë e bukur dhe e mbushur me variacione, por shpresa dhe besimi që ka te vetja e shtyjnë gjithmonë njeriun që të kërkojë më shumë dhe sigurisht më të mirën. E të gjitha këto arsye më bënë që të bëja këtë zgjedhje. Një fjalë e urtë popullore thotë “kush le rrugën e vjetër për një të re, di çfarë le, por jo çfarë do të gjejë”, unë gjeta “Amerikën”.

Si nis një ditë e juaja?

Me telefonin që bie pa fund, për të më zgjuar, më pas dita ime vazhdon në auditorët e universitetit dhe në punë, çdo ditë ka të njëjtën refren fatmirësisht, dhe kjo më pëlqen.

Si e shini bashkëpunimin me Andresën, fakti që ajo nuk flet shqip, e vështirëson paksa punën tuaj?

E vështirëson disi punën, por jo punën time, sepse unë me Andresën takohemi shumë pak, për shkak se kemi drejtime të ndryshme në punë dhe takohemi me kënaqësi kur kemi insertet e përbashkëta, si dhe gjatë transmetimit të spektaklit të “E diela shqiptare”. Pastaj Andresa është gallatë me mënyrën e të folurit shqip, e tashmë nuk perceptohet si një moskomunikim, por si një tjetër komunikim. (Qesh)

Temat e rubrikës suaj “4D” i zgjidhni vetë, apo jua sugjerojnë produktorët?

Siç thashë më lart, stafi i spektaklit “E diela shqiptare”, është si një familje e madhe dhe çdo material që përgatitet dhe më pas shfaqet, është menduar së bashku me Aldon, Majolen, Ivin, Gencin dhe sigurisht Pali Kuken, që bashkë me Arditin formojnë “tavolinën” e madhe që është dhe filtri i rubrikës “4D”.

Ju hyni tek djemtë e pashëm, keni menduar ndonjëherë që të konkurroni në konkurse bukurie? (Qesh).

Jo! Mendoj se Shqipëria ka djem më të përshtatshëm për të marrë pjesë nëpër këto konkurse, unë mendoj të punoj fort në atë që shpresoj të jetë profesioni dhe pasioni im, televizioni!

Dhe duke u nisur nga ato që thamë më lart, sa i suksesshëm jeni ju me vajzat?

Të kesh një marrëdhënie të mirë me seksin e kundërt është një art më vete, do të thosha unë. Personalisht ndihem me fat, sepse e kam mësuar shumë i ri këtë art. Por mund të të them me bindje se ndjehem një mashkull i suksesshëm, sepse bëra për vete një nga femra më të bukura që kanë parë sytë e mi.

Jeni ndjerë ndonjëherë në siklet nga vështrimet e ndonjë vajze?

Me siguri që kujtdo i ka ndodhur një gjë e tillë dhe nuk besoj se jam i vetmi. Besoj se të gjithëve iu pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes, kush më shumë e kush më pak. Por kur këto vështrime bëhen të tepruara, me siguri që të venë në siklet.

Arion, në përgjithësi jeni gjuetar në lidhje me seksin e kundërt, apo në të shumtën e rasteve keni qenë preja?

Tashmë jam i lidhur prej 2 vjetësh dhe e kam lënë rolin e gjuetarit, por mund të të rrëfej se duke qenë se unë jam 27 vjeç, kuptohet se në jetë kam qenë dhe pre edhe gjahtar, Mund të them se të dyja këto role kanë ndjesitë e veta.

Si e mendoni veten tuaj pas 20 vitesh?

Sot, për të hir të së vërtetës, me vështirësi mund ta mendosh vetën pas një viti, por të jem plotësisht i sinqertë do të dëshiroja të isha i martuar dhe me fëmijë. Pra, me një familje të shëndetshme, me profesionin e ëndrrave, i cili të më lejojë të plotësoj kërkesat e familjes.

Çfarë prisni ju nga 2012?

Tashmë, 2012 është në vijim dhe atë që kam kërkuar në vitin 2011 për 2012, është duke u realizuar.

Cilat janë projekt e tua të ardhshme, a do të keni bashkëpunime të tjera?

Unë do të punoj me korrektësi dhe profesionalizëm në këtë sesion dhe shpresoj që ky projekt të vazhdojë sa më gjatë, për të më kompletuar dhe përmirësuar çdo ditë e më shumë./koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here