Arinda Gjoni, vjen me klipin “Ilegal” “Ilegal” quhet kënga me e fundit që sapo është lançuar në kanalin muzikor “Youtube” nga këngëtarja Arinda Gjoni.Një këngë shumë ritmike dhe plot energji, ashtu siç të rinjtë duan për të kërcyer nga club.

Fabula e këngës e shkruar nga Rozana Radi sjell jetën që të rinjtë bëjnë. Një dashuri sekrete që jeton brenda dy njerëzve, por në orët e vona të mbrëmjes dhe nën ritmet e muzikës ajo është e çmendur dhe shfrenuar.

Artistja ka njoftuar nëpërmjet llogarisë së saj në rrjetin social “Instagram” se kënga i përket rrymës “Roll Dance” dhe është punuar nga Alandy, një producent i talentuar nga Rumania që kohët e fundit ka publikuar vetëm hite.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here